Ndërlidhjet

logo-print

Islamabadi angazhohet për paqe në Afganistan


Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, udhëton sot drejt Katarit, për të biseduar rreth marrëveshjes paqësore, që do t’i jepte fund luftës së talibanëve në Afganistan.

Vizita e tij vjen disa ditë pasi ministrja e Jashtme pakistaneze, Hina Rabani Khar, është kthyer nga Kabuli, duke thënë se “Pakistani është i gatshëm të nxisë talibanët dhe grupet e tjera kryengritëse në bisedime për paqe”.

Islamabadi është akuzuar se ka penguar përpjekjet e paqes në Afganistan, duke ndihmuar militantët e rrjetit Taliban dhe Hakani.
XS
SM
MD
LG