Ndërlidhjet

Kina s’i paguan tarifat e BE-së


Kina ka thënë se kompanitë e saj ajrore nuk do të paguajnë tarifat për emetimet e karbonit, të vëna nga Bashkimi Evropian.

Administrata e Aviacionit Civil në Kinë tha se kompanitë ajrore nuk kanë të drejtë të paguajnë tatim ose t’i shtojnë pagesat pa lejen e qeverisë.

Tarifat që kanë hyrë në fuqi muajin e kaluar, kanë për qëllim frenimin e emetimit të gazrave, por kompanitë thonë se ato nuk janë “të përshtatshme”.

Dhjetëra vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Rusinë, i kundërshtojnë ato.
XS
SM
MD
LG