Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje kryeministri i Rumanisë


Kryeministri i Rumanisë, Emil Bok, ka dhënë dorëheqje, për, siç thuhet, “qetësimin e tensioneve politike dhe shoqërore në vend”.

Dorëheqja e tij, e transmetuar drejtpërdrejt në televizion, vjen pas një sërë protestash publike kundër masave shtrënguese, të imponuara nga Qeveria e Bokut.

Ky i fundit tha se zyra e tij ka marrë vendime jopopullore, por të domosdoshme për vendin.

Bok tha se për shkak të masave që ka ndërmarrë qeveria e tij, Rumania ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në Bashkimin Evropian, në vitin 2011.

Nuk është ende e qartë se kush do të formojë kabinetin e ri.
XS
SM
MD
LG