Ndërlidhjet

Hospitalizohet Noriega


Ish-diktatori ushtarak i Panamasë, Manuel Noriega, është shtruar në spital, pas një sulmi që ka pësuar nga tensioni i lartë.

Shtatëdhjeteshtatëvjeçari aktualisht vuan dënimin prej 20 vjetësh heqje lirie, për shkak të vrasjes së kundërshtarëve gjatë sundimit të tij në vitet 1980.

Noriega është ekstraduar në Panama dhjetorin e kaluar. Ai ka kaluar dy dekadat e fundit në burg, fillimisht në SHBA, pastaj në Francë, për trafikim të drogës dhe shpëlarje parash.

Noriega u rrëzua nga pushteti në vitin 1989, pas një invadimi të forcave amerikane.
XS
SM
MD
LG