Ndërlidhjet

Të ftohtët vazhdon të marrë jetë në Evropë


Të ftohtët e egër vazhdon të marrë jetë përgjatë Evropës Lindore dhe Qendrore.

Shifra zyrtare e të vdekurve në Poloni ka arritur në 62, ku vetëm nga e diela janë shënuar 9 viktima të reja, ndërsa temperaturat kanë rënë në minus 24 gradë celsius.

Shumë nga viktimat raportohet të jenë të pastrehë dhe shumë nga ta të dehur. Ukraina ka raportuar për 131 të vdekur në javën e kaluar, dhe për 1 800 të shtrirë në spital.

Në Lituani, ku temperaturat kanë rënë në minus 31 gradë celsius janë raportuar 6 raste të reja, duke çuar numrin e përgjitshëm të viktimave në 17.

Zyrtarët thonë se 18 njerëz kanë vdekur për shkak të të ftohtit në Repubikën e Çekisë.

Autoritetet e Bosnjes të dielën kanë përdorur helikopterë për të evakuuar të sëmurët dhe kanë shpërndarë ushqim për mijëra persona që kanë mbetur të izoluar.
Në Serbi zyrtarët thanë se 70 mijë njerëz kanë mbetur të izoluar, ndërsa 32 komuna kanë ndrmarrë masa të jashtëzakonshme.
XS
SM
MD
LG