Ndërlidhjet

Sarkozi e quan skandal veton ruse


Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka thënë se Franca e Gjermania nuk do ta braktisin popullin e Sirisë, ndërsa e ka quajtur skandal veton e Rusisë ndaj projektrezolutës së Kombeve të Bashkuara.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë në Paris, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Do t’i telefonoj presidentit rus Dimitri Medvedev këtë pasdite në lidhje me Sirinë dhe me lejen e kancelares, do të flas në emer të të dyve. Edhe kryeministri francez do ta thërrasë kryeministrin Putin për të njëjtën çështje”, ka thënë Sarkozi.

Rusia dhe Kina i kanë vënë veto rezolutës së OKB-së. Moska ka deklaruar se ajo është shkruar nga fuqitë perëndimore.

Në fakt, draft-rezoluta është përpiluar nga vendet e Ligës Arabe dhe është paraqitur para Këshillit të Sigurmit të OKB-së nga Maroku, me mbështetjen e Perëndimit.
XS
SM
MD
LG