Ndërlidhjet

Veriu përgatitet për referendumin


Përfaqësuesit e serbëve të komunave në veri të Kosovës, thonë se janë duke bërë përgatitjet e fundit për referendumin, nga i cili kërkohet të dihet nëse serbët mbështesin institucionet e Kosovës.

Referendumi konsiderohet ilegal nga Prishtina, por nuk e ka as mbështetjen e Beogradit zyrtar.

“Komisionet zgjedhore po bashkëpunojnë mes vete, janë caktuar këshillat e votimit, si dhe janë emëruar edhe personat përgjegjës për punët rreth refrendumit”, thotë njëri nga anëtarët e komisionit Lubo Radoviq.

Sipas tij, në katër komunat veriore janë përcaktuar 84 qendra votimi, ku mund të votojnë 35 mijë e 500 qytetarë.

Referendiumi në veri ka nxitur debat të nxehtë mes vetë përfaqësuesve të komunitetit serb, por edhe mes veriut e Beogradit.
XS
SM
MD
LG