Ndërlidhjet

logo-print

Sindikatat greke të martën në grevë


Dy sindikatat më të mëdha publike dhe private në Greqi kanë bërë thirrje për një grevë 24 orëshe për të martën për të kundërshtuar masat e ashpra të kursimit, që kanë për qëllim shpëtimin e Greqisë nga kriza e borxheve.

Sindikalistët kanë thënë se shkurtimet e reja të propozuara nënkuptojnë ”intensifikimin e një rrethi vicioz të recesionit dhe çuarjen e shoqërisë greke në depresion”.

Greva është paralajmëruar ndërsa liderët e partive në koalicionin qeverisës në Greqi kanë rinisur bisedimet të hënën mbi pakon e re të masave të kursimit, që i kërkohet Greqisë në këmbim të marrjes së pakos tjetër të shpëtimit nga Perëndimi.
Marrëveshja e re për pakon e shpëtimit është vitale për Greqinë, për të shmangur deklarimin e falimentimit në muajin mars.
XS
SM
MD
LG