Ndërlidhjet

Presion gjermano-francez mbi Greqinë


Udhëheqësit e Gjermanisë dhe të Francës janë takuar sot në Paris për të diskutuar masat e mëtejshme për tejkalimin e krizës në Eurozonë, si dhe situatën në Siri.

Nikolas Sarkozi dhe Angela Merkel kanë bërë presion mbi Greqinë që të arrijë sa më shpejt marrëveshjen mes partive në koalicionin qeverisës, që është e domosdoshme për marrjen e pakos tjetër të shpëtimit.

Presidenti Sarkozi ka tërhequr vërejtjen se koha po kalon, ndërsa kancelarja Merkel ia ka bërë të qartë Greqisë se nuk do të ketë marrëvshje, po që se nuk zbatohen propozimet e trojkës.

“Ne duam që Greqia të mbetet në euro. Por, po ashtu, nuk do të ketë program të ri grek nëse nuk arrihet marrëveshja me trojkën. Të gjthë ata që bartin përgjegjësi në Greqi duhet ta dinë se se nuk do të devijojmë nga pozicioni ynë”, tha Merkel në Paris.

Liderët e partive në koalicionin qeverisës në Greqi kanë rinisur bisedimet të hënën mbi pakon e re të masave të kursimit, që i kërkohet Greqisë në këmbim të marrjes së pakos tjetër të shpëtimit nga Perëndimi.

Marrëveshja e re për pakon e shpëtimit është vitale për Greqinë, për të shmangur deklarimin e falimentimit në muajin mars.
XS
SM
MD
LG