Ndërlidhjet

Diplomatët amerikanë braktisin Sirinë


Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr diplomatët amerikanë nga Siria, ndërsa dhuna ka shpërthyer në vend.

Ambasada tha se ambasadori Robert Ford dhe diplomatët tjerë janë larguar nga Siria të hënën.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se do ta mbyllë ambasadën po që se qeveria e presidentit Bashar Al Asad nuk ofron mbrojtje.

Ndërkohë, forcat siriane kanë nisur sulme të reja në disa qytete duke lënë të vrarë një numër njerëzish.

Burimet opozitare thanë se të paktën 17 njerëz kanë vdekur nga një bombardim i forcave qeveritare në Homs dhe disa civilë janë vrarë në Alepo, Zabadani dhe në Damask.

Në Uashington, presidenti Barak Obama tha se është e rëndësishme që konfilkti në Siri të zgjidhet pa intervenim të huaj ushtarak.
XS
SM
MD
LG