Ndërlidhjet

logo-print

Greqia ndërton 'mur' në kufi me Turqinë


Greqia ka nisur të hënën ndërtimin e një rrethoje në kufi me Turqinë për të penguar depërtimin e imigrantëve ilegalë dhe refugjatëve që kërkojnë strehim në Bashkimin Evropian.

Barriera 12 kilometërshe do të jetë e lartë 2.5 metra, do të ketë nga dy rrathë të telave gjëmborë dhe do t’i ketë të instaluar 25 kamera.

Pritet që ajo të kryhet brenda pesë muajve dde do të kushtojë të paktën 3 milionë euro.

Rrethoja do të mbulojë një pjesë të kufirit ku vendet i ndan toka dhe jo deti, gjë që e bën zonën më lehtë të kalueshme.

Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Greqinë se rrethojat nuk janë rruga e duhur e zgjidhjes së çështjes së imigrimit ilegal.
XS
SM
MD
LG