Ndërlidhjet

Obama ashpërson sanksionet ndaj Iranit


Presidenti Barak Obama ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos sanksione më të ashpra ndaj Iranit dhe bankës së tij qendrore.

Në një deklaratë, që e shoqëron urdhrin, Obama tha se sanksionet ishin të nevojshme për shkak se Banka Qendrore e Iranit dhe bankat tjera iraniane kishin fshehur transaksionet e kryera me palët e sanksionuara dhe për shkak të “rrezikut të papranueshëm” që i kanë shkaktuar sistemit ndërkombëtar financiar aktivitetet e Iranit.

Sanksionet janë miratuar nga Kongresi në vitin e kalaur.

SHBA-të dhe Bashkimi Evropian po i bëjnë presion Iranit që përmes sanksioneve ta bëjnë të braktisë aktivitein nuklear për të cilin Perëndimi dyshon se ka për qëllim ndërtimin e armës bërthamore.

Irani hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG