Ndërlidhjet

Gjykatësi sllovak në krye të GJND-së


Gjykatësi sllovak Peter Tomka është zgjedhur të hënën president i ri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, thuhet në një deklaratë të gjykatës më të lartë të OKB-së.

“Gjykatësi Peter Tomka është zgjedhur sot president i GJND-së, ndërsa gjykatësi Bernardo Sepulveda-Amor i Meksikës është zgjehdur zëvendës i tij- secili me mandat trevjeçar”, tha GJND-ja.

Tomka, 55 vjeç, i është bashkuar gjykatës në vitin 2003 dhe trashëgon në këtë post, gjykatësin japonez Hisashi Ovada, i cili kthehet në anëtar të rregullt të gjykatës 15 anëtarëshe, e cila vendos për konfliktet në mes të shteteve.

Presidenti i deritashëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada, njhet për kosovarët me leximin e opinionit këshilldhënës për pavarësinë e Kosovës, në vitin 2010, kur tha se gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë.

“Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”, pat thënë Ovada.
XS
SM
MD
LG