Ndërlidhjet

logo-print

Zvicra heton ministrin turk


Prokurorët zvicerianë kanë nisur një hetim për të parë nëse ministri për Bashkimin Evropian i Turqisë ka thyer ligjin duke mohuar se vrasjet masive të armenëve në shekullin e kaluar, ishin gjenocid.

Sipas mediave, Egemen Bagis gjatë një vizite të fundit në Zvicër ka mohuar se ka gjenocid armen, duke shtuar: “Le të vijnë dhe të më arrestojnë”.

Nën ligjet e Zvicrës, është krim po që se se mohohet se vrasja e 1.5 milionë armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore ishte gjenocid.

Turqia thotë se nuk ka pasur fushatë sistematike kundër armenëve.

Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, duke folur në kushte anonimiteti ka thënë se Turqia e ka thirrrur ambasadorin e Zvicrës në Ankara, për t’i thënë se hetimi është “i papranueshëm”.
XS
SM
MD
LG