Ndërlidhjet

Londër, protestë diplomatike ndaj Sirisë


Britania ka thirrur ambasadorin e saj të Sirisë për konsultime, si shenjë proteste ndaj aksioneve të presidentit Bashar Al Asad ndaj protestuesve, ka bërë të ditur serkretari i jashtëm britanik Uilljam Hejg.

Kjo lëvizje vjen pasi që Rusia dhe Kina i vunë veto një rezolute të OKB-së që mbështeste planin Arab dhe që i bënte thirrje Asadit ta linte pushtetin, një lëvizje kjo, që Hejg e quajti gabim fatal të Moskës dhe Pekinit.

Më herët, SHBA tërhoqi ambasadorin, si dhe tërë stafin diplomatik nga Siria për shkak të dhunës së vazhdueshme.
XS
SM
MD
LG