Ndërlidhjet

Basesku nominon kryeministrin e ri


Presidenti rumun Trajan Basesku ka emëruar shefin e inteligjencës së jashtme Mihai Razvan Ungureanu për kryeministër të ardhshëm.

Ky hap u ndërmor, pasi që Emil Bok dha dorëheqje nga posti, me qëllim që “ta qetësojë situatën sociale” në vend pas një sërë protestash kundër masave shtrënguese të kursimit të vendosura nga qeveria e tij.

Bok tha se qeveria e tij ka marrë vendime jopopullore por të rendëishme për ta ruajtur ekonominë e Rumanisë në mes të krizës së gjerë financiare brenda BE-së.

Ungureanu tash ka 10 ditë për ta formuar qeverinë dhe për të marrë miratimin e Kuvendit.
XS
SM
MD
LG