Ndërlidhjet

Liderët grekë nën presion për pakon e shpëtimit


Liderët politikë grekë pritet të takohen sot në një përpjekje për t’u pajtuar për një marrëveshje të dhimbshme që do të siguronte pakon tjetër të shpëtimit prej 130 milionë eurosh.

Në mesin e këtyre vonesave, grekët kanë marrë porosi nga kancelarja gjermane Angela Merkel, që ta pranojnë sa më shpejt marrëveshjen.

Ministri grek i financave, Evangelos Venizelos tha se bisedimet në arritjen e kompromisit për pagat, pensionet dhe shkurtimin e vendeve të punës janë shumë të rënda.

E përballur me një papunësi prej 18 për qind, Greqia hyn në vitin e pestë të recesionit të thellë.

Të alarmuar nga mundësia e shkurtimeve buxhetore dy sindikatat më të mëdha tregtare në Greqi kanë bërë thirrje për një grevë 24 orëshe për të kundërshtuar politikat, për të cilat, ata thonë se po e fusin ekonominë në një rreth vicioz.
XS
SM
MD
LG