Ndërlidhjet

Rusia nis mision diplomatik në Siri


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov po udhëton në Siri në një përpjekje ruse për të ndërmjetësuar krizën e atjeshme.

Lavrov pritet të zhvillojë bisedime sy më sy me presidentin Bashar Assad i cili po përballet me kryengritjen 11 mujore kundër regjimit të tij.

Misioni diplomatik rus vjen pasi që Rusia së bashku me Kinën i vunë veto një rezolute të Këshillit të Sigurimit, e cila mbështeste planin e Ligës Arabe sipas të cilit, Asad duhet të linte pushtetin dhe të fillonte një tranzicion politik.

Lavrov ka thënë se kalimi i rezolutës do të thoshte se OKB po ia mban anën njërës palë në konflikt.

Ai po ashtu tha se kritikat ndaj Rusisë pas vetos janë histerike.

Lavrov bëri këto komente në Bahrein, njëri nga shtetet arabe që kërkon një qëndrim më të rreptë ndaj Asadit.

Ndërkohë, forcat qeveritare siriane kanë vazhduar bombardimet e tyre të hënën në Homs duke lënë të vdekur të paktën 50 persona.
XS
SM
MD
LG