Ndërlidhjet

Sanksionet e reja nuk e 'trembin' Iranin


Ministria e Jashtme e Iranit i ka denoncuar si “luftë psikologjike” sanksionet e reja të SHBA-së ndaj republikës islamike, të cilat u fuqizuan me një dekret nga presidenti Barak Obama.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ramin Mehmanparast po ashtu u tha gazetarëve se “sanksionet amerikane nuk do të kenë ndonjë ndikim” në rrugën e programit bërthamor të Iranit.

Ai tha se masat janë një “lëvizje antagoniste” që tregon politikën amerikane kundër Iranit, e cila sipas tij, “po vazhdon qe 30 vjet”.

Urdhri i Obamës zgjeron sanksionet te të gjitha bankat iraniane dhe u kërkon të gjitha institucioneve financiare që veprojnë në SHBA që të ngrijnë transaksionet e dyshimta që kanë lidhje me Iranin.

Ky hap ka për qëllim që t’i bëjë presion Iranit për të ndaluar punën në ndërtimin e armës bërthamore. Irani mohon se po përpiqet të krijojë një armë të tillë.
XS
SM
MD
LG