Ndërlidhjet

Lavrov arrin në Siri


Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka arritur në Damask për të biseduar me presidentin sirian Bashar al-Assad, aleati i Moskës që përballet me dënim ndërkombëtar për shkak të aksioneve vdekjeprurëse ndaj protestuesve të opozitës.

Zyrtarët rusë thanë se bashkë me Lavrovin është edhe drejtori i Inteligjencës së Huaj ruse, Mihail Fradkov, i cili pritete t’i bëjë presion Asadit që të kryejë reforma politike për të qetësuar krizën.

Arritja e Lavrovit vjen në kohën kur Ministria e Brendshme e Sirisë u zotua se do të vazhdojë operacionet e sigurisë në Homs. Përmes një deklarate thuhet se operacionet kanë për qëllim mposhtjen e “grupeve terroriste”.

Aktivistët sirianë thonë se vetëm të hënën në Homs janë vrarë rreth 100 civilë. Por, kjo nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG