Ndërlidhjet

Roja afgane vret kolegët


Një i punësuar i një kompanie private të sigurimit ka vrarë tre kolegë të tij dhe dy policë afganë në Kandahar.

Pesë roja tjera të sigurimit raportohet të jenë lënduar në incidentin që ka ndodhur vonë më 6 shkurt.

Nuk janë dhënë detajet për motivin e incidentit.

Që nga 20 marsi, qeveria afgane ka deklaruar se do të ndalojë kompanitë private të sigurimit dhe punën e tyre do ta marrin përsipër Forcat Afgane për Mbrojtjen e Publikut.
XS
SM
MD
LG