Ndërlidhjet

Pakistan: Nga rrëzimi i ndërtesës – 18 të vdekur


Zyrtarët në Pakistan thonë se numri i të vdekurve nga shkatërrimi i ndërtesës trikatëshe të një fabrike, në qytetin lindor Lahore, ka arritur në së paku 18 vetë.

Autoritetet thonë se ka shqetësime se nën rrënojat e ndërtesës janë edhe afro 30 vetë.

Zyrtarët e situatave emergjente kanë njoftuar se rrëzimi i ndërtesës është shkaktuar nga eksplodimi i gazit ditën e hënë, duke zënë dhjetëra punëtorë përbenda, kryesisht të rinjtë të moshës ndërmjet 14 e deri në 23 vjeç.

Autoritetet kanë urdhëruar hetime për këtë incident në fabrikë, e cila ishte e involvuar në prodhimin e ilaçeve mjekësore.
XS
SM
MD
LG