Ndërlidhjet

Damask: Lavrovi thotë se lideri duhet ta pranoj përgjegjësinë


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka aritur në Siri, me ç’rast është takuar me presidentin Bashar al-Asad.

Ky takim u bë derisa po vazhdon dhuna ndërmjet forcave qeveritare dhe militantëve kundër regjimit.

Lavrori i ka thënë Asadit se është në interesin e “vendeve arabe”, që të “jetojnë në paqe dhe harmoni” dhe ka shtuar se secili lider duhet ta pranoj “pjesën e tij të përgjegjësisë”.

Në një zhvillim tjetër i ndërlidhur me Sirinë, kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i ka shpallur planet për një “nismë të re”, pas asaj që ai e cilësoi si “fiasko” në Kombet e Bashkuara, ku Rusia dhe Kina i kanë vënë veto propozim rezolutës së Këshillit të Sigurimit, që i bënte thirrje presidentit Asad që të largohet nga posti.
XS
SM
MD
LG