Ndërlidhjet

Serbi: Ministri e vlerëson si provokim veprimin e shqiptarëve


Ministri për të drejta të njeriut dhe pakica i Serbisë, Millan Markoviq, e ka vlerësuar sot si “provokim” vendimin e partive politike shqiptare në Bujanoc, për ndryshimin e emrave serbe të rrugëve.

Sipas tij, “kjo është edhe një në vargun e lëvizjeve, që tregojnë papjekurinë politike të udhëheqjes” së kësaj komune dhe ka shtuar se qëllim është “destabilizimi i rrethanave” në Bujanoc.

Raportohet se dje të gjithë këshilltarët shqiptarë dhe një rom kanë votuar për miratimin e propozimit për ndryshimin e emrave të afro 20 rrugëve në Bujanoc.

Në shenjë proteste, këshilltarët serbë ishin larguar nga seanca.

Koalicioni qeverisës në Komunën e Bujanocit, përbëhet nga të gjitha partitë shqiptare me 23 këshilltarë, gjashtë këshilltarë serbë dhe një rom.

Kuvendi Komunal ka gjithsej 41 këshilltarë.
XS
SM
MD
LG