Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Në vitin 2011 – 959 lëndë lidhur me korrupsion


Prokuroritë e Kosovës gjatë vitit 2011, kanë pasur “në punë 959 kallëzime penale kundër 1862 personave, që kanë të bëjnë me korrupsion”, ka njoftuar Zyra e Kryeprokurorit të shtetit.

Gjatë kësaj periudhe prokuroritë i kanë zgjidhur 538 kallëzime penale kundër 1038 personave, ndërsa kanë mbetur pa u zgjidhur 421 kallëzime penale kundër 824 personave.

Prej rasteve të zgjidhura, Prokuroria thotë se kundër 478 personave janë ngritur aktakuza, kundër 139 vetëve propozim akuza, ndërsa janë pushuar 31 hetime kundër 71 personave.

Në kumtesë thuhet, poashtu, se “janë hedhur 165 kallëzime penale kundër 216 personave”.

Prokuroritë e Kosovës thonë se edhe më tutje do t’u kushtojnë prioritet lëndëve të kësaj natyre.
XS
SM
MD
LG