Ndërlidhjet

logo-print

Berisha: Shtetësi për të jashtmit që investojnë 100 mijë euro


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi sot se çdo shtetas i jashtëm, që investon 100 mijë euro në Shqipëri, mund ta marrë shtetësinë shqiptare.

“Ligji për shtetësinë duhet të rishqyrtohet, duhet të përcaktojmë standarde të reja, duke ruajtur të gjitha detyrimet, që rrjedhin nga marrëveshja për heqjen e vizave”, tha Berisha në mbledhjen e qeverisë dhe shtoi se në ligjin e ri duhet të përfshihet edhe dekreti për shtetësinë, i miratuar në vitin 1994.
XS
SM
MD
LG