Ndërlidhjet

Epokë bore

  • RFE /RL



Të reshurat e mëdha të borës dhe ulja e temperaturave në Kosovë, deri tani kanë shkaktuar aksidente të shumta, vështirësi në komunikacion, anulime të fluturimeve, bllokim të rrugëve, si dhe probleme me furnizim me energji elektrike dhe ngrohje.

Moti i ftohtë në këtë dimër po vazhdon të bëjë dëme nëpër edhe në Evropën Lindore dhe Qendrore, si dhe në Azinë Jugore e Qendrore.

Numri zyrtar i vdekjeve në Poloni ka arritur në 62.

Ukraina ka raportuar 135 vdekje.

Tetëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur nga të ftohtit në Republikën Çeke, ndërsa Hungaria raporton 12 vdekje vetëm gjatë tri ditëve të kaluara.

Shtatëmbëdhjetë kanë vdekur në Lituani, ku temperaturat më të ulëta janë regjistruat të jenë minus 31 gradë celsius.

Autoritetet në Bosnje dhe Serbi po përpiqen të ofrojnë ushqim dhe ilaçe për mijëra njerëz të cilët kanë mbetur të bllokuar për shkak të borës së madhe.(g.k.)
XS
SM
MD
LG