Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Votime republikane në Minesota dhe Kolorado


Në dy shtete amerikane, Minesota dhe Kolorado, sot votohet për kandidatët kryesorë republikanë për nominim presidencial.

Ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, që ka fituar në dy votimet e fundit, në Florida dhe Nevada, tash dëshiron që vargun e fitoreve ta shtoj edhe me triumf eventual në Minesota dhe Kolorado.

Por, duket se gjasë të mira në këto dy shtete ka edhe kandidati Rik Santorum.

Dy kandidatët e tjerë, Njut Gingriç dhe Ron Pol, ende janë në garë, por duket se kanë pak gjasë për sukses në Minesota dhe Kolorado.

Votime preferenciale presidenciale jo-obliguese mbahen edhe në shtetin Misuri.
XS
SM
MD
LG