Ndërlidhjet

Itali: Gjykata urdhëron arrest shtëpiak për kapitenin e anijes


Një gjykatë në Itali sot ka marrë vendim që kapiteni i anijes luksoze të udhëtarëve, Kosta Konkordia, që u rrëzua muajin e kaluar, të mbetet në arrest shtëpiak.

Gjykata në Firencë e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë, që kapiteni Françesko Shçetino, të mbahet në burg, dhe kërkesën e mbrojtjes që kapiteni të lirohet në pritje të hetimeve.

Shçetino ishte arrestuar një ditë pas 13 janarit, kur nga fundosja e anijes, vdiqën së paku 17 vetë.

Ai është i akuzuar për vrasje dhe braktisje të anijes Kosta Konkordia, para evakuimit të të gjithë 4200 udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit.

Të zhdukur ende konsiderohen 15 vetë.
XS
SM
MD
LG