Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Gjenerali Matis e viziton Pakistanin


Zyrtarët amerikanë thonë se gjenerali Xhejms Matis, komandant i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, do ta vizitoj Pakistanin këtë muaj, në përpjekje për mbylljen e mospajtimeve ndërmjet dy vendeve.

Pritet që Matisi do të takohet me shefin e ushtrisë pakistaneze, gjeneralin Ashfak Pervez Kajani, për të biseduar lidhur me hetimet e Shteteve të Bashkuara, për sulmin ajror më 26 nëntor, nga i cili u vranë 24 ushtarë pakistanezë, gjatë shkëmbimit të zjarrit në kufi me Afganistanin.

Gjenerali Matis është zyrtari i parë i lartë amerikan, që e viziton Pakistanin, prej sulmeve ajrore të 26 nëntorit, pas të cilave raportet ndërmjet dy vendeve arritën pikën më të ulët.
XS
SM
MD
LG