Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan u vranë 10 militantë


Nga raketat e hedhura nga një aeroplan amerikan pa ekuipazh në rajonin fisnor pakistanez, afër kufirit me Afganistanin, janë vrarë 10 kryengritës talibanë të dyshuar.

Mëtutje zyrtarët e inteligjencës së Pakistanit kanë thënë se sulmi kishte ndodhur në fshatin Spalga, në rajonin e trazuar, Vaziristani Verior.

Raportohet se kjo hapësirë kontrollohet nga komandanti militant, Hafiz Gul Bahadur, i cili është i fokusuar në luftimin e trupave të jashtme në Afganistan.
XS
SM
MD
LG