Ndërlidhjet

Vendet nordike, baltike dhe Birtania – mbajnë samit


Liderët nga vendet nordike dhe baltike, së bashku me Britaninë, e fillojnë sot samitin në Suedi, që synon forcimin e lidhjeve dhe shkëmbimin e ideve për t’u marrë me sfidat e ardhshme evropiane.

Megjithatë, analistët thonë se samiti më tepër është një mundësi e rëndësishme për formimin e një aleance të re brenda Bashkimit Evropian me 27 vende anëtare, për ta krijuar një balancë ndaj rritjes së fuqisë së Gjermanisë dhe Francës.

Berlini dhe Parisi deri tash ishin më të zëshmit për krijimin e një agjende evropiane për shkak të kërkesave për zgjidhjen e krizës së borxheve në Evropë.
XS
SM
MD
LG