Ndërlidhjet

Argjentinë: Britania akuzohet për militarizim të Folklandeve


Presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandez, e ka akuzuar Britaninë për “militarizim të Atlantikut Jugor” dhe ka paralajmëruar ankesë në Kombet e Bashkuara.

Komentet e saj u bënë në kohën kur tensionet po rriten, para 30 vjetorit të luftës së Folkladneve.

Zonja Fernandez e ka kritikuar vendosjen e paralajmëruar të anijes ushtarake britanike në këtë hapësirë dhe fotografitë e Princit Uilliem si pilot ushtarak në këtë ujëdhesë.

Britania dhe Argjentina e zhvillua një luftë të shkurtër për Ujëdhesat Folklande, në vitin 1982. Këto ujëdhesa janë nën sundimin britanik.

Londra i hedhë poshtë kërkesat e Argjentinës për negociata për sovranitet, derisa ato të mos miratohen nga afro 3 mijë banorët në ujëdhesë.
XS
SM
MD
LG