Ndërlidhjet

Nokia i mbyllë 4000 vende të punës


Kompania Nokia, me seli në Finlandë, që është prodhuesi më i madh botëror i telefonave mobilë, ka shpallur se do t’i mbyllë 4 mijë vende të punës, pasi po e transferon prodhimin në Azi.

Kompania ka njoftuar sot se nga kjo masë do të preken 2300 punëtorët në fabrikën Komarom në Hungari, 700 vetë në Rejnosa të Mekikës dhe 1 mijë në Salo të Finlandës.

Nokia ka thënë se të punësuarit që mbeten në këto tri lokacione do të punojnë me prodhime të telefonave të “mençur”.

Në vitin 2011, Nokia ka shënuar humbje prej 1.2 miliardë eurosh, ndërsa në vitin 2010, kishte pasur fitim prej 1.8 miliardë eurosh.
XS
SM
MD
LG