Ndërlidhjet

Stefanoviq dhe Kuper takohen në Vjenë


Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka takuar sot në Vjenë ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian në këto negociata, Robert Kuper.

Takimi thuhet të jetë zhvilluar në vazhdën e përgatitjeve për raundin e ardhshëm të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa, sipas burimeve të BE-së, temë kryesore ka qenë përfaqësimi rajonal i Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash.

Këto janë kushtet kryesore që Këshilli i Ministrave të BE-së të sjellë vendim pozitiv për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Dialogu për çështje teknike në mes të Prishtinës dhe Beogradit ka filluar në mars të vitit të kaluar dhe është zhvilluar në disa raunde me ndërmjetësimin e BE-së.
XS
SM
MD
LG