Ndërlidhjet

Regjimi sirian “masakron popullin”


Shefja për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillaj, ka bërë thirrje për “aksion urgjent ndërkombëtar” në mbrojtje të civilëve në Siri.

Pillaj tha se “dështimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’u pajtuar rreth veprimit kolektiv, duket të ketë nxitur Qeverinë e Sirisë të masakrojë popullin e saj”.

Më 4 shkurt, Rusia dhe Kina i kanë vënë veto draft-rezolutës së Këshillit të Sigurimit, të sponsorizuar nga Liga Arabe.

Plani parashihte largimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, dhe kalimin e kompetencave te zëvendësi i tij.

Protestat kundër regjimit sirian kanë nisur në mars të vitit të kaluar dhe prej asaj kohe kanë humbur jetën mijëra persona.
XS
SM
MD
LG