Ndërlidhjet

Përgatitjet për referendum drejt finalizimit


Përgatitjet për referendumin në veri të Kosovës janë duke u finalizuar, ka thënë anëtari i komisionit për komunën e Zveçanit, Lubomir Radoviq.

Sipas tij, shumica e fletëve të votimit do të shtypen në alfabetin cirilik, ndërsa komisionet komunale do të vendosin “se sa fletëvotime do të shtypen në gjuhën shqipe”.

Referendumi i ashtuquajtur i veriut është paraparë të mbahet më 14 dhe 15 shkurt në Mitrovicë, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Radoviq ka thënë se të drejtë vote kanë 35,500 qytetarë, ndërsa do të votohet në 82 vendvotime.

Me referendumin e veriut, serbët synojnë të qartësojnë “vullnetin e komunitetit të tyre për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit”.
XS
SM
MD
LG