Ndërlidhjet

Arrestohen 5 roje të burgut në Beograd


Policia serbe ka arrestuar pesë roje burgu që ishin në detyrë, kur dy vrasësit e dënuar bënë përpjekje të largoheshin nga burgu në Beograd.

Sretko Kaliniq dhe Zhelko Millovanoviq ishin hedhur nga dritarja e burgut të martën, por ishin kapur nga policia speciale.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, tha se policia po heton nëse dy të dënuarit ishin ndihmuar nga persona jashtë burgut.

Kaliniq është dënuar me 30 vjet heqje lirie për rolin e tij në vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, në vitin 2003, si dhe për vrasje të tjera.

Millovanoviq është dënuar me 40 vjet në Kroaci për vrasjen e një gazetari të shquar, ndërsa po gjykohet në Serbi për krime të tjera.
XS
SM
MD
LG