Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi takon ambasadorët e BE-së


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në një takim me ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian në Prishtinë, në prani të Përfaqësuesit Special të BE-së, Samuel Zhbogar.

Kreu i ekzekutivit ka ftuar ambasadorët e vendeve të BE-së që të vazhdojnë të mbështesin Kosovën "në mënyrë unike".

“Kosova ka punuar shumë në përmbushjen e kritereve teknike për liberalizimin e vizave. Çdo obligim që do të jetë në udhërrëfyes, do të trajtohet me prioritet. Ne do t'i përmbushim në afat rekord të gjitha kriteret. Ky është prioriteti për mua, për qeverinë dhe për popullin e Kosovës”, citohet të ketë thënë kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG