Ndërlidhjet

logo-print

Franca e Britania s’i besojnë Rusisë


Franca dhe Britania kanë shprehur dyshime rreth përpjekjeve ruse për të ndërmjetësuar krizën në Siri.

Ministri i Jashtëm francez, Allen Zhype, tha se nuk beson në ndonjë angazhim të paralajmëruar nga regjimi sirian.

Zhype i ka quajtur “manipulim” bisedimet e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Edhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se ka “shumë pak besim” në nismën e Rusisë.

Pas bisedimeve në Damask, Lavrov tha se Asadi është i angazhuar për t’i dhënë fund dhunës.

Në një tjetër zhvillim, Turqia ka bërë publike planet për një konferencë ndërkombëtare mbi Sirinë "sa më shpejt që të jetë e mundur".
XS
SM
MD
LG