Ndërlidhjet

Irani “mund të sulmojë” forcat e SHBA-së


Ambasadori i Iranit në Rusi ka thënë se Teherani ka mundësi të godasë forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara në mbarë botën, nëse sulmohet nga SHBA-ja.

Agjencitë ruse të lajmeve citojnë ambasadorin Sejed Mahmud-Reza Sajadi të ketë thënë se çdo sulm kundër Iranit do të ishte “vetëvrasës” për Amerikën.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë publike plane të tilla, por nuk kanë përjashtuar aksionet ushtarake nëse Irani krijon armë bërthamore.

Ambasadori iranian ka thënë po ashtu se Rusia do të rinisë eksportin e armëve me Iranin. Në lidhje me këtë, nuk ka pasur ndonjë koment zyrtar nga ana e Moskës.

Më herët, Rusia ka braktisur planin për eksportimin e raketave S-300 në Iran, në përputhje me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG