Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i viktimave të acarit


Në Bullgari janë regjistruar edhe tre viktima të reja të acarit, çfarë çon në tetë numrin e të vdekurve nga të ftohtët në këtë vend.

Tri viktimat e reja janë nga qyteti Pernik, në perëndim të Bullgarisë. Dy nga to ishin të pastrehë, ndërsa trupi i së tretës është gjetur nga vozitësi i makinës që pastron borën.

Në Poloni, si pasojë e motit të ftohtë, kanë humbur jetën gjashtë persona vetëm në 24 orët e fundit. Me këto shifra, numri i viktimave të acarit gjatë këtij muaji shkon në 53, ka njoftuar Ministria e Brendshme polake.

Vala e ftohtë prej ditësh ka përfshirë kontinentin evropian. Ukraina ka regjistruar numrin më të madh të viktimave me 131 të vdekur.
XS
SM
MD
LG