Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti çek zgjidhet nga populli


Parlamenti çek ka miratuar ndryshimin kushtetues që i lejon popullit të zgjedhë kryetarin dhe jo ligjvënësve.

Senati ka votuar me 49 vota për dhe 22 kundër në favor të ndryshimit, të cilin Dhoma e Ulët e Parlamentit e ka kaluar në muajin dhjetor.

Presidentët e ardhshëm do të zgjidhen për mandate pesëvjeçare në dy raunde votimi.

Nëse asnjëri kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë, dy kandidatët me më shumë vota do të avancojnë në raundin e dytë.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Republikën Çeke do të mbahen në fillim të vitit 2013, kur presidenti aktual, Vaclav Klaus, duhet të japë dorëheqjen pas dy mandateve në detyrë.
XS
SM
MD
LG