Ndërlidhjet

Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiqit


Rusia do ta mbështesë kandidaturën e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Jam i sigurt se kandidimi do të jetë i suksesshëm dhe se Jeremiqi do të zgjidhet”, ka thënë ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin.

Duke folur me dozë humori, ai tha se zgjedhja e kryediplomatit serb në presidencën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme “do ta dridhte organizatën”.

Serbia ka emëruar Jeremiqin dy javë më parë. Kundërkandidat i tij është ambasadori i Lituanisë në OKB.

Aktualisht, kryetar i Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara është përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al-Nase.
XS
SM
MD
LG