Ndërlidhjet

Shërbimi i Putinit - “mrekulli”


Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka takuar udhëheqësit e besimeve fetare në Moskë.

“Liderët fetarë donin ta takonin Putinin si kryeministër, por, para së gjithash, si kandidat për president të vendit tonë, i cili ka shansin më të mirë për të fituar në zgjedhjet e marsit”, ka thënë kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill.

Ky i fundit tha po ashtu se “shërbimi i Putinit për 12 vjet ka qenë një mrekulli për kishën dhe shtetin rus”.

Putini ishte president nga viti 2000 deri më 2008, kur u zgjodh kryeministër.

Përveç kreut të Kishës, në takim morën pjesë edhe liderët e komunitetit mysliman të Rusisë, atij hebre dhe budist, si dhe të komuniteteve të tjera të krishtera.
XS
SM
MD
LG