Ndërlidhjet

Siria liron 11 pengje iraniane


Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit tha se 11 iranianë të kidnapuar në Siri janë liruar, porse 17 të tjerë vazhdojnë të mbeten pengje.

Husein Amir Abdollahian ka mohuar të thotë se si janë liruar 11 të rrëmbyerit.

Gjatë konferencës për gazetarë në Damask, ai tha se kidnapuesit donin t’i bënin presion Teheranit që të heqë dorë nga mbështetja për presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad.

Por, ai theksoi se Republika Islamike “do të vazhdojë të mbështesë Asadin sa i përket programit të tij të reformave dhe luftës kundër ndërhyrjes së jashtme dhe terrorizmit”.

Irani është njëri nga partnerët më të afërt dhe më të fuqishëm të Sirisë. Ai ka mohuar çdo ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit sirian, si dhe akuzat se ka ofruar ndihmë për goditjen vdekjeprurëse të protestuesve anti-qeveritarë në Siri.
XS
SM
MD
LG