Ndërlidhjet

logo-print

Princi Heri, pilot i helikopterëve “Apache”


Princi Heri, i treti në radhë për fronin britanik, është kualifikuar si pilot i helikopterëve “Apache” – një lëvizje kjo që mund ta sjellë atë më afër rivendosjes në Afganistan.

Në deklaratën që ka bërë publike Pallati, thuhet se 27-vjeçari ka mbaruar trajnimin prej 18 muajsh dhe se ka fituar edhe një çmim për aftësitë e tij si kopilot.

Princi Heri është trajnuar në Shtetet e Bashkuara, në bazat në Kaliforni dhe në Arizona.

Kapiteni Ualls, ashtu siç njihet ushtarakisht, është tërhequr nga detyra në Afganistan në vitin 2008.

Helikopterët e SHBA-së “Apache” janë të dizajnuar për shkatërrimin e tankeve.
XS
SM
MD
LG