Ndërlidhjet

Vazhdojnë bombardimet në Homs


Homsi i Sirisë vazhdon të tronditet nga sulmet e forcave të sigurisë, ndërsa aktivistët e opozitës njoftojnë për 31 civilë të vrarë.

Konfirmimi i pavarur i numrit të viktimave është i pamundur, për shkak të kufizimeve në raportim që kanë vendosur autoritetet siriane.

Raportet thonë se raketat dhe mortajat kanë bombarduar disa qarqe të Homsit të enjten.

Në një tjetrër zhvillim, Kremlini ka bërë të ditur se presidenti i Rusisë, Dimitri Medevedev, dhe homologu i tij francez, Nikolas Sarkozi, kanë diskutuar përmes telefonit situatën në Siri. Më shumë detaje nuk janë bërë të ditura.

Siria është përfshirë nga protestat anti-qeveritare që nga marsi i vitit të kaluar. Ato kanë rezultuar me mijëra të vrarë.
XS
SM
MD
LG