Ndërlidhjet

Beogradi, “i hapur” për vazhdimin e dialogut


Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Janosh Martonji, për rrjedhat e deritashme të dialogut, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Stefanoviq ka thënë se Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut dhe se ka qasje konstruktive në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme nga të dyja palët”, thuhet në komunikatën që ka bërë sot publike Qeveria e Serbisë.

Bisedimet teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë nisur në mars të vitit të kaluar. Dy shtetet kanë arritur disa marrëveshje, por kanë ngecur në çështjen e përfaqësimit rajonal të Prishtinës.

Shteti serb këmbëngul që Kosova të përfaqësohet në nismat dhe forumet rajonale nën rezolutën 1244 të OKB-së, ndërkohë që autoritetet kosovare insistojnë në përfaqësimin e saj si shtet.

Stefanoviq dhe Martonji janë takuar në Budapest.
XS
SM
MD
LG