Ndërlidhjet

Gjermania dëbon katër diplomatë sirianë


Qeveria gjermane ka dëbuar katër diplomatë sirianë që thuhet të kenë lidhje me dy personat e arrestuar, që dyshohen për spiunim të opozitarëve sirianë në Gjermani.

Dëbimet i ka konfirmuar ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle.

Policia në Berlin, më 7 shkurt, ka arrestuar një qytetar me shtetësi siriane dhe një tjetër me shtetësi gjermane dhe libaneze, duke thënë se dyshohen për spiunazh të forcave opozitare tek agjencia siriane e inteligjencës.

Qeveria e Gjermanisë ka thirrur ambasadorin e Sirisë për bisedime në prag të arrestimit.

Më 26 dhjetor të vitit 2011, aktivisti sirian, Ferhad Ahma, njëherësh politikani Partisë së Gjelbër, është rrahur rreptë nga sulmues të panjohur në banesën e tij në Berlin.
XS
SM
MD
LG